Kakavijë, italiani me 74 mijë euro në makinë, policia ia sekuestron

Policia kufitare e Kakavijës ka ndaluar një shtetas italian, pasi iu gjetën të fshehura në automjet rreth 74 mijë euro. R.G, 56 vjeç banues në Itali është shoqëruar në policinë e Gjirokastrës. Ai do të procedohet në gjendje të lirë për “Mosdeklarim në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, ndërsa i është sekuestruar shuma e 74 600 euro të cilat nuk ishin deklaruar në pikën e kontrollit kufitar. Nuk dihet ende aktiviteti i italianit, por hetimet në ngarkim të tij do vijojnë. Njoftimi i policisë Procedohet në gjendje të lirë një shtetas italian për veprën penale “Mosdeklarim në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”. Në datë 25.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për shtetasin R.G, 56 vjeç banues në Itali, pasi: Në Pikën Kufitare Kakavije, nga punonjësit e policisë në vijën e dytë të kontrollit, në automjetin e tij iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale shuma prej 74.600 euro të cilat nuk i kishte deklaruar. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakDROGA, KRYEMADHI: QYTETARËT TË MARRIN NË DORË FATET E VENDIT
Artikulli tjetërBURRI I VË FLAKËN VETES NË MES TË QYTETIT,VDES NE SPITAL