Elisa Bozzo është një 34 vjeçare që fatkeqësisht humbi jetën mes shumë personave të tjerë të tragjedinë e Italisë pas shembjes së urës Morandi. Davide Malinarich është një mik i Elisës i cili prej dy vitesh jeton me familjen e tij në Shkodër. Davide tregon mes dhimbjes se si e njihte Elisën dhe familjen e saj përpara se të shpërngulej në Itali.

 

“Gjenova është një vend i vogël në Itali. Ne të gjithë atje e njohim njëri-tjetrin. Unë e kam njohur Elisën. Ajo është një vajzë 34 vjeçare e cila humbi jetën e saj në një moshë shumë të re. Unë njoh edhe familjen e saj dhe kemi një rreth të përbashkët. Ishte një vajzë e mrekullueshme dhe një familje e mrekullueshme. Elisa në jetën e saj ka bërë disa punë të ndryshme. Edhe atë ditë në atë urë të mallkuar ajo po shkonte në punë si shumë shtetas të tjerë dhe fatkeqësisht humbi jetën.

 

Kur kam marrë vesh lajmin jam ndjerë shumë keq jo vetëm për miken time por edhe për të gjithë ata që humbën jetën në këtë tragjedi”. Për Daviden një tragjedi e tillë në vendin e tij është si të përplasesh pas murit ndërsa ka një mesazh për të gjitha familjet që humbën të dashurit e tyre. “Kam një mesazh ngushëllimi për të gjithë ata familjen që humbën personat e tyre të dashur.

 

Ne njihemi si një qytet që kemi pranë detin dhe na kanë cilësuar si qyteti mbreterësh. Ashtu siç kemi përballuar stuhitë e detit ashtu duhet të përballojmë edhe këtë tragjedi. Për ne që jemi spostuar në shtete të tjera lajmet e mira vijnë me shumë vonesë ndërsa lajmi i keq vjen shumë shpejt. Ashtu si gjithë të tjerët unë ndjehem shumë keq”. “Aty ka gisht politika.

 

Të shumtë kanë qenë ata njerëz që kanë thënë se ura është e rrezikshme ashtu siç të shumtë kanë qenë ata që kanë thënë se nuk është e rrezikshme. Duke marrë parasysh se shteti ka ndërtuar një urë mbi shtëpitë normalisht që ka qenë shumë e rrezikshme.

 

Duke marrë parasysh këtë tragjedi shpresoj që shteti të marrë mësimin e duhur sepse janë dëmtuar edhe 700 shtëpi. Një shprehje e vjetër thotë se kush gabon edhe paguan dhe shpresoj që shteti të bëjë gjënë e duhur”.

Artikulli paraprakSHKODRA BËHET PËR HERË TË PARË ME NJË SHTËPI MODE
Artikulli tjetërMIRATOHET RESTAURIMI I KALASË SË ROZAFËS