Historia e një ushtari italian që u dashurua me një vajzë shkodrane por pas 10 vitesh u detyruan të ndahen për shkak të luftës së dytë botërore erdhi me një pjesë artistike “Il Mio Zio Italiano” në mjediset e shkollës së mesme “28 Nëntori” nga Eliza Çoba, e cila përmes artit tregon historinë e dhimbshme të tezes së saj dhe se si ushtari italian u largua drejt vendit të tij pas regjimit komunist pa e takuar asnjëherë më ish bashkëshorten.
Pas viteve ’90 kur regjimi monist ra, Eliza si një studente e re në shtetin italian arriti që të gjente ushtarin italian që 50 vite më parë ishte dashuruar me tezen e saj. Ai ende fliste dhe këndonte gjuhën shqipe.
Kjo histori është një frymëzim që shoqëritë sot të vlerësojnë lirinë dhe të mos harrojnë të kaluarën dhe vuajtjet gjatë regjimeve të ndryshme.
Kjo pjesë artistike e historisë së ushtarit italian që u dashurua me gruan shkodrane u interpretua nga aktorja Anita Pagano me pjesëmarrjen e sopranos Ana Lushi dhe regjinë e Ottavio Costa duke shënuar një pikëtakim të dy kulturave.