Kampioni i ri i botës për kujtesën është shpallur një 20-vjeçar Italian. Andrea Muzii nga Roma ia ka dalë të sfidojë 170 “atletë të tjerë të mendjes”, duke u renditur i pari në Kampionatin Botëror të Kujtesës që u zhvillua në Kinë.
Andrea mori 8170 pikë, dhe tashmë, rreshtoi 5 rekorde botërore ndërsa ka qenë edhe fitues i Kampionatit Europian në vitin 2019. Dy rivalët e tij më të fortë në këtë garë ishin nga Mongolia, por italiani triumfoi pasi arriti të mbante mend radhën e 1829 letrave të bixhozit. Ai tregon se për një kujtesë të tillë, duhet të ushtrohesh.
“Duhet të stërvitesh në mënyrë konstante, nuk është një dhunti natyrore. Është e nevojshme të njohësh teknikat antike të kujtesës”, ka thënë 20 vjecari, që tani përgatitet për sfidën e vitit 2020, në Dubai.