E detyruar për të larë borxhet që kishte akumuluar nga trafikimi i drogës, një vajzë 30 vjeçare nga Brescia është detyruar të martohet me një trafikant shqiptar.

Mediat fqinje shkruajnë se historia e pazakontë është regjistruar në Montichiari, të Italisë, ndërsa shqiptari 42-vjeç, që ishte i martuar me një 40 vjeçare, synonte që nga kjo martesë të përfitonte letrat italiane.

Vajza nga Brecscia kishte akumuluar një borxh prej 1 mijë eurosh, për blerjen e kokainës dhe nuk dinte e si ta shlyente.

Gjithçka ishte e mire organizuar deri në detajet më të vogla, duke filluar nga ceremonia në bashki, dëshmitarët, të cilët ishin miqtë e vajzës. Këta nuk ishin të vetëdijshëm për atë që po ndodhte.

Por policia lokale referuar disa informacioneve që kishte marrë filloi të hetonte martesën e dyshimtë.

Nga njëra anë, një burrë që ishte martuar një herë. Nga ana tjetër, një vajzë që është fejuar vetëm për pak kohë. Në mes trafikimi i kokainës. Këto ishin tri lidhjet që hodhën në sulm policinë, e cila u hodh në aksion për arrestimin e shqiptarit, ndërsa gruaja dhe nipi i tij, që ishin protagonist në ngjarje u përpoqën të arratiseshin drejt shtëpisë.

Policia mundi t’i përgjonte ata dhe u shkoi në shtëpi. Nga kontrolli i shtëpisë u gjetën dhe sekuestruan më shumë se një kilogram drogë e fshehur në një çantë shpine, dy çeqe prej 1.200 euro dhe 3.000 euro para të thata.

Gruaja dhe nipi i saj tashmë janë transferuar në burg në dispozicion të hetimeve të mëtejshme.

Artikulli paraprakKAPET ME GJYSMË KILOGRAMI KOKAINË, NË PRANGA SHQIPTARI
Artikulli tjetërBASHA NË KONGRESIN E PPE: QEVERIA KA DËSHTUAR, POR KA NJË ANË TJETËR TË MEDALJES