“Italishtja dhe muzika, një udhëtim i pandalshëm” është aktiviteti që u organizua nga seksioni i itanialistikës pranë departamentit të romanistikës në fakultetin e gjuhëve të huaja të universitetit “Luigj Gurakuqi”.

Takimi me studentët u realizua në mjediset e bibliotekës shkencore të universitetit nga u u tha se muzika ndihmon shumë në përceptimin e gjuhës italiane.Aktiviteti shërbeu edhe për shprehjen e mendimit shkencor nga organizatorët dhe vetë studentët. I pranishëm ishte edhe konsulli i nderit i Italisë në Shkodër Vitto Stigliani i cili vlerësoi këtë takim dhe rëndësinë që ka muzika në zhvillimin e gjuhës.

Artikulli paraprakPD NË MALËSINË E MADHE, PALOKA: JO PRERJE KOKASH
Artikulli tjetërHAP DYERT, KONKURIS KOMBËTAR “ÇMIMI IDROMENO”