Ka dorëzuar formularin për vetëdeklarimin e pasurisë, Saimir Taullau. Ai është paraqitur pranë Operacionit Forca e Ligjit, për të dhënë deklarimet një ditë pasi iu sekuestrua makina e tij.
Afati për dorëzimin e formularit mbaronte këtë të dielë në orën 16:00. Ai është paraqitur së bashku me avokatin e tij Detar Hysi pranë OFL-së në drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
OFL shënjestroi Taullaun për shkak të dënimit të tij për veprën penale “Prodhimi dhe shitje e narkotikëve” në bashkëpunim.
Kush është Saimit Taullau
Saimir Taullau u ka shpëtuar dy atentateve. Në tetor të vitit 2017, atij iu atentati i fundit por sërish ai ka arritur të shpëtojë me vetëm një plumb. Saimir Taullau, njihet si një biznesmen në Lushnje, por aktivitetin e tij e ka zgjeruar edhe në Greqi dhe Itali. Familja Taullau njihet si rivale e fortë e Aldo Bares.
Në vitin 2005, Baki Taullau u vra, ndërkohë që Saimiri, vëllai i tij, ishte dëshmitar në gjyq, ku ka dëshmuar dhe ka akuzuar si autorë të vrasjes, pjesëtarët e këtij grupi me urdhër të Bares. Konflikti ka nisur në vitin 1997, kur banda e Aldo Bares rriti influencën në Lushnje.
Familja Taullau kishte në pronësi një pikë karburanti dhe disa biznese. Bare kërkoi të rekrutonte në grup Saimir Taullaun, i cili refuzoi. Nga ky moment, banda nisi të vendosë gjoba për familjen, duke përfunduar në vrasjen e Baki Taullaut. Familja e tij, ka patur gjithnjë përplasje me grupin e Aldo Bares, për shkak të një gjobe të vendosur gati 2 dekada më parë me vlerë 500 mijë euro, p ngjarje ende nuk është zbardhur.
N ë dëshminë e tij, para gjykatës në vitin 2008, Saimir Taullau, ka thënë se i vëllai i tij, Baki Taullau, ishte pre e gjobave të grupit të Aldo Bares. Siç dëshmonte asokohe Taullau, i vëllai i tij i kishte paguar disa herë gjobat që grupi i Bares i kishte vendosur, dhe kur ai nuk i pagoi më, atëherë atë e vranë.