Prej gati 10 vitesh, shtetasi Frrok Frroku nga fshati Tuç i Njësisë Administrative Qafë Mali në zonën e Pukës, nuk po gjen asnjë zgjidhje për problemet e tij dhe mungesën e dëmshpërblimit pas djegies së pronës si pasojë e fatkeqësive natyrore.
Frroku pretendon se paratë e adresuara për të janë përvetësuar nga zyrtarët e ish komunës Qafë Mali në vitin 2007. Froku i bën thirrje prefektit aktual të qarkut Shkodër si dhe ish prefektit të asaj kohe që të verifikojnë dokumentacionin dhe ti kthejnë paratë që akoma nuk i janë dëmshpërblyer. Në një shkrese zyrtare të Emergjencave Civile gjatë vitit 2014 pranohet borxhi prej 436500 lekësh të reja ndaj këtij shtetasi, por deri tashmë ky borxh ka mbetur i pashlyer. Deri tani, Frroku ka marrë vetëm shumën prej 280 000 lekësh të rinj si dëmshpërblim për fatkeqësinë natyrore të vitit 2007.