Iu dogj shtëpia , familja në qiell të hapur, apel për ndihmë

 

Kur të gjithë mendojnë për të siguruar ngrohje për t’i shpëtuar të ftohtit siberian që ka mbërthyer vendin ka dhe prej atyre qytetareve të cilët nuk kanë një strehë për të futur kokën. E tillë është familja Albrahimi në qytetin e Laçit, të cilët kanë mbetur në qiell të hapur prej dy javësh, pasi banesa e tyre u shkrumbua nga flakët e zjarrit. Në këto ditë të ftohta dimri ishte zemërgjerësia e fqinjit të tyre që hapi dyert e banesës së tij për të strehuar 5 pjestarët e kësaj familje, duke shmangur kështu një tragjedi të mundshme. Preng Ndoja tregon se neglizhenca e forcave zjarrfikëse të Kurbinit të cilët kanë pasur mungesë uji solli djegien totale të banesës. ‘’Prej dy javësh nuk ka vënë dorë asnjëri. I bëj thirrje atyre që ju takon të vërë dorë në këtë familje. T’ja ndërtojë shtëpinë siç i ka pasur. Unë shumë shpejt do i nxjerr në rrugë sepse edhe unë kam problemet e mija. Po të kishin mbetur jashtë do të kishin ngrirë nga acari’’,-u shpreh Ndoja. Ai thotë se shteti duhet t’i sigurojë strehë kësaj familje, pasi e ka të pamundur që mbajë për një kohë të gjatë në banesën e tij. Pas hetimeve të kryera rezultoi se zjarri në banesën e kësaj familje u shkaktua nga një shkëndijë elektrike, por ndonëse kanë kalur 2 javë nga kjo ngjarje askush nuk iu ka ardhur në ndihmë. Mungesës së banesës dhe gjendjes së vështirë ekonomike të kësaj familje i shtohet dhe sëmundja e kryefamiljarit i cili është invalid dhe nuk është i aftë për punë.

Artikulli paraprakNDËRRON JETË GAZETARJA QË DHA LAJMIN E SHEKULLIN TË 20-T
Artikulli tjetërHAKERAT SERBË SULMOJNË AMBASADËN E SHQIPËRISË