Kryetari i PD, Lulzim Basha ka kërkuar ndjesë për fjalorin banal që përdori ndaj Taulant Ballës nga foltorja e Kuvendit.

Më herët ishte kreu i grupit parlamentar socialist që hodhi akuza ndaj Bashës sa i takon kompanisë “Victoria Invest” që po ndërton një pjesë të segmentit të “Unazës së Madhe” e cila shtoi Balla është në pronësi të kumbarit të Bashës.

Balla shkoi edhe më tej kur tha se vajza e Bashës mban pikërisht emrin Victoria. Ky ishte edhe momenti që solli reagimin e kreut demokrat me fjalë banale (Lexo këtu). Por disa minuta më pas Basha bën “Mea Culpa” duke shtuar se reagimi i tij ishte prej instiktit të prindit.

Reagimi i Bashës:
Të nderuar bashkëqytetarë, ju kërkoj ndjesë për fjalorin e papërshtatshem sot në Kuvend. Mbi vetëpërmbajtjen si politikan triumfoi instikti i prindit. Të shpifësh duke përmendur fëmijë të mitur, për të mbrojtur veten nga lidhjet me krimin është niveli më i ulët i politikbërjes.

Artikulli paraprakAKSIDENT, PËRPLASEN DY AUTOMJETE, 3 TË PLAGOSUR
Artikulli tjetërKUVEND, BYROJA PËRJASHTON NOKËN DHE STRAZIMIRIN, I TËRHEQ VËMENDJEN BERISHËS E BASHËS