Inez Hajrulla, i cili i shpëtoi katër ditë më parë një atentati me tritol në Vlorë, do qëndrojë në masën e “arrestit në shtëpi”, duke u survejuar nga efektivë të policisë së Vlorë. Ky ka qenë vendimi i gjykatës së Vlorës, e cila pasi pa gjendjen e të plagosurit pranë një spitali privat në Tiranë dhe vendosi që 25-vjeçari të qëndrojë në “arrest shtëpie” për akuzën e “Armë mbajtjes pa lejë”.

Burimet thanë se Hajrulla ka një këmbë të këputur ndërkohë që rrezikon këmbën tjetër pasi sipas mjekëve dhe atë e ka shumë të dëmtuar. Sipas prokurorisë së Vlorës arma e zjarrit këtij personi ju sekuestrua në makinën e tij tip “Jeep”, e cila shpërtheu pasi i ishte vendosur një sasinë prej 400 gramë tritol c4.

Inez Hajrulla, 25-vjeçari i arrestuar pak vite më parë nga policia e Vlorës për grabitje me armë dhe armëmbajtje pa lejë është bërë objekt i një sulmi me tritol C4. Hajrulla ishte duke lëvizur me automjetin tip “Jeep” me targa AA298CL, pranë ISSH-së në një bllok banimi, kur makina e tij ka shpërthyer. Nga ky shpërthim i fuqishëm mbeti i dëmtuar rëndë Inez Hajrulla.

Artikulli paraprakPESHENGRITJE/ ERKAND QERIMAJ I 4-ti NE BOTE NE STILIN SHKEPUTJES
Artikulli tjetërI MOSHUARI BIE NGA KATI I 5-të I PALLATIT