Eshte finalizuar ne Kurbin te Lezhes operacioni i koduar “PARKIMI”.
Eshte sekuestruar një sasi lënde narkotike e dyshuar Kokainë, dhe eshte arrestuar në flagrancë poseduesi i saj.
Në vijim të punës për kontrollin e territorit për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P.Lezhë, mbi bazen e informacioneve të marra në rrugë operative kanë organizuar punën dhe finalizuan me sukses operacionin e koduar “PARKIMI”.
Si rezultat u arrestua në flagrancë i dyshuar si posedues i lëndës narkotike shtetasi:
Jurgen Sokoli, 22 vjeç, banues në Laç.
Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij tip “Land Rover” prane nje karburanti ne aksin Laç-Kurbin është kapur me një sasi prej 140 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit Kokainë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lënda narkotike, një peshore elektronike, një telefon celular dhe automjeti.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprime të mëtejshme në ngarkim të këtij shtetasi për veprën penale “ Prodhim dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga neni 283/1 të Kodit Penal.