Ish-kryeministri Sali Berisha pas mbledhje së kryesisë së Rithemelimit ka dalë në një prononcim për mediat. Berisha u ndal te heqja e imuniteti të deputetit, ku sulmoi kryeministrin Edi Rama, teksa tha se asnjë vendim i gjykatës nuk mund të realizojë ëndrrat e kreut të qeverisë. Ndër të tjera ish-kryeministri theksoi se data 27 dhjetor do të jetë ditë proteste.

“Vendimet e kryesisë janë së pari një shumëfishim i të gjitha përpjekjeve për betejën pa kthim; o sot, o kurrë.

Së dyti, kryesia vendos të thërrasë këshillin kombëtar ditën e shtunë. Pastaj u diskutua për disa çështje organizative në mënyrë që të ristrukturohet në një farë mënyre sektori i riorganizimit, duke mbetur Minarolli sekretar i organizimit për partinë, por duke krijuar edhe disa kordinatorë që do të merren me organizimin. U hodhën ide, dhe është e mundshme që të krijohet një grup koordinator qendror për Tiranën”, u shpreh Berisha.

Është diskutuar që në këtë riorganizim të thërritet edhe grupi i deputetëve të Gazment Bardhit?
Sali Berisha: Grupi i deputetëve të Gazment Bardhit janë deputetë të PD dhe në çdo hap të saj, kanë rolin e tyre dhe do ta kenë rolin.

Koordinatorët që do të përcaktohen, do të koordinoheni me z. Bardhi për të gjetur emra të përbashkët?
Sali Berisha: Natyrisht të gjitha do të bëhen në bashkëpunim, me të gjithë faktorët drejtues të partisë

Zoti Berisha keni kaluar një ditë të gjatë…
Sali Berisha: Dita e gjatë, por siç e sheh energjia është e mjaftueshme për të vazhduar këtë ditë.

A do e drejtoni ju PD edhe pse gjykata mund të marrë çdo vendim.

Sali Berisha: Asnjë vendim i gjykatës nuk mund të realizojë ëndrrat e Ramës, por do i qëndroj përballë deri në gjunjëzimin e tij. Ai është frikacak, zgjodhi këtë rrugë, por e garantoj që do të përfundojë aty ku e meriton.

Artikulli paraprakSULMI NË PRAGË, KRYEMINISTRI I ÇEKISË DREJTUAR KOMBIT
Artikulli tjetërAUTORITETET ÇEKE: DYSHOHET SE 24-VJEÇARI QË SULMOI UNIVERSITETIN E PRAGËS ËSHTË AUTOR I DY VRASJEVE TË NDODHURA JAVËN E KALUAR