Iu refuzua azili,arratiset shqiptari, policia gjermane ‘blindon’ vendin
Një azilkërkues shqiptar ka alarmuar policinë gjermane, pasi është arratisur nga qendra, ku mbahen personat që pritet të dëbohen. Për shkak të arratisjes së 22-vjeçarit shqiptar janë anuluar tetë fluturime dhe dymbëdhjetë të tjerë janë shtyrë në aeroportin e Hamburgut. Mediat gjermane raportojnë se nuk dihet si ka arritur të arratiset shqiptari, të cilit i ishte refuzuar azili, ndërsa autoritetet deklarojnë se i riu të jetë ndihmuar nga një 24-vjeçar algjerian. Vetë ky i fundit ka pranuar se kishte ndihmuar shqiptarin të kalonte mbi gardh. Ndërkohë, autoritetet gjermane raportojnë se ky nuk është rasti i parë i arratisjes së azilkërkuesve, pasi janë shënuar edhe disa raste të tjera. Policia ka bllokuar aeroportin e Hamburgut dhe vijon kontrollet në të gjithë vendin për kapjen e shqiptarit.