Pasi Ministria e Arsimit i refuzoi kërkesën për ndihmë 100 euro në muaj për t’u përballur me kushtet e jetesës, studentët thanë se do të konsultohen me njëri-tjetrin për të nisur protestat. Ata thonë se qeveria ka synim vetëm për t’i larguar nga Shqipëria ndërsa jetesa thonë se po bëhet e papërballueshme.

“Sipas qeverisë, me 100 mijë lekë ulje, studentët mund t’i përballojnë kostot e jetesës kur cmimet e qirave kanë shkuar në 300-350 euro minimalja. Studentët mbeten pa mbështetjen e qeverisë dhe të Ministrisë së Arsimit. Fatkeqësisht kjo qeveri dhe kjo ministri kërkon që rinia të ikë e të mos jetojë në Shqipëri se nuk mbështesin me shumë monetare 100 euro. Nuk pasurohet asnjë student me 100 euro. Do nisim peticione të tjera me studentët dhe nëse do të dëshirojnë të protestojnë, do të dalim si gjithmonë para Ministrisë së Arsimit dhe kryeministrit. Ne kemi kërkuar shtesë 100 euro”, tha një prej studentëve.

Në shtator të këtij viti, një grup studentësh dorëzuan në kryeministri një peticion të firmosur nga 6 mijë studentë, ku kërkuan mbështetje për çdo student me 100 euro. Peticioni u realizua online tek Portali ‘Studentët Denoncojnë’.

Përmes peticionit kërkohej ndihmë konkrete për studentët, me nga 100 euro për person, pasi sipas tyre kostoja e jetesës është bërë e papërballueshme. Në peticion shkruhej se qiratë e shtëpive kanë shkuar në 300 euro, ndërkohë që produktet e shportës janë rritur me 60% dhe këto kosto nuk mund të përballohen me pagën minimale prej 32 mijë lekësh.

Artikulli paraprakGUVERNATORI I BSH, SEJKO: 69% E POPULLSISË NË SHQIPËRI KA NJË LLOGARI BANKARE
Artikulli tjetërALFRED RUSHAJ DORËZON SHKRESËN NË KUVEND: HEQ DORË NGA MANDATI