Nje 25 vjecar banues ne Tirane dhe i lindur ne Mirdite, eshte vene ne pranga nga blute e Shkodres gjate se shtunes.
Sipas te dhenave te policise se Shkodres behet me dije se ne prangat e policise eshte vene shtetasi, Preng Gjeçi, 25 vjeç, lindur në Mirditë dhe banues në Tiranë. Sipas te dhenave te bluve te shkodres behet me dije se në sajë të hetimeve intensive të kryera nga Sektori për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, u be e mundur arrestimi i ketij shtetasi, i cili dyshohet per kryerjen e veprës penale të “ Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve”, parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal. Më datë 03.11.2015, në vendin e quajtur Qaf-Thore-Theth, në automjet është konstatuar dhe sekuestruar në cilësinë e provës 45 kg lëndë bimore e llojit cannabis-sattiva.