Një zjarr i qëllimshëm iu është vënë disa kontejnerë të mëdhenj mbetjesh në zonën e ish-Kombinatit Metalurgjik në Elbasan. Nga djegia për disa orë gjatë pasdites së mërkurë të mbetjeve të një rrobaqepësie dhe të një fabrike letre është krijuar një situatë katastrofike mjedisore.
Era e keqe dhe retë e dendura të tymit kanë mbuluar dhe janë përhapur në një zonë të konsiderueshme duke alarmuar banorët e zonës.
Automjetet e shërbimit zjarrfikës kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë punuar disa orë për izolimin e flakëve dhe shuarjen e zjarrit që krijoi një ndotje mjedisore alarmante.
Ndërkohë që nuk është bërë e qartë se kush janë subjektet që mbetjet nuk i transportojnë në inceneratorin e Elbasanit që e kanë fare pranë bizneseve ku kryejnë aktivitetin e tyre.