Zv/ kryeministri i Australisë ka deklaruar se do të japë dorëheqjen disa ditë pas debatit kombëtar që shpërtheu pas zbulimit të lidhjes që ai kishte pasur me ish këshilltaren e tij për median
Barbaby Joyce deklaroi se do të japë dorëheqjen të hënën nga posti i liderit të Partisë Kombëtare.
Barnaby Joyce, është ndarë nga gruaja e tij pasi pati një fëmijë me ish-këshilltaren e tij.
Ai kishte ditë që i rezistonte kërkesës për dorëheqje dhe skandali prej më shumë se dy javësh vijonte të ishte në faqet kryesore të gazetave në Australi
“Kjo kakofoni duhet të lihet mënjanë,” u tha ai gazetarëve, citon BBC.
Joyce tha se gjatë këtyre javëve u përball me një sërë akuzash pasi një gazetë zbuloi marrëdhënien e tij me Vikki Campion, ish këshilltaren e tij për median. Ai shpesh kishte mohuar shkeljen e standardeve ministrore.
Ditë më parë parlamenti i Australisë u ballafaqua me thirrjet për ndalimin e marrëdhënieve midis politikanëve dhe stafit të tyre