Izmir Smajlaj është renditur i gjashti në kampionatin evropian të atletikës në disiplinën e kërcimit për së gjati, duke mos arritur dot të ngjitet në podium.
Në garën në Berlin pritej shumë nga 25 vjeçari, por titullin Kampion i Evropës e fitoi Miltiadis Tentoglou i cili kërceu 8.25 metra, e pas gjermani Fabian Heinle me 8.13 metra dhe ukrainasi Serhii Nykyforov.
Smajlaj dështoi në provën e parë, në të dytën u hodh 7.83 metrat, kurse në të tretën dhe në të katërtën në një distancë më të vogël. Maksimumi i tij në këtë evropian erdhi në provën e pestë, ku ai kërceu 7.99 metra.
Dy ditë më parë, ai kërceu 7.71 metra dhe doli i 12-i në renditje, duke siguruar kualifikimin. Smajlaj regjistroi arritjen e tij më të mirë prej 8.08 metrash më 4 mars të një viti më parë në Beograd.
Por Smajlaj ka në këtë garë është ndarë asoak I kënaqur nga padrejtësia që I është bërë. Atleti shkoran në një postim në FaceBook ka paraqitur se edhe në Kampionatin Europina bëhen manipulime. Ja postimi I plotë I Izmir Smajalj:
Te nderuar miq,
Si fillim dua tiu falenderoj per mbeshtetjen e vemendjen qe me kushtuat keto 2 dite ne garen time kualifikuese dhe finale. Por, me vjen keq qe dhe ne “Kampionatin Europian” te zhvilluar ne Berlin, te kete manipulime ne rezultat ( mund te shikoni videon per te pare te verteten e kercimit te 3-te i cili u deklarua 7,47m e me pas ma dhane 7,73m, duke mos qene te verteta asnje prej tyre ).
Ky gabim teper i rende dhe teper i qarte per te gjithe, me demtoj imazhin tim si Kampion Europian i sallave te mbyllura aktual, si dhe me demtoj moralisht qe te isha ne zonen e medaljeve kete vit. Une, si atlet dhe bashke me “Federaten Shqiptare te Atletikes”, kemi denoncuar kete rast ne institucionet perkatese si ne IAAF, dhe gjate kohes po behen verifikimet e duhura. Shpresoj me te miren!
Ju falenderoj e ju premtoj qe ne vazhdim do te ngjitem ne podium ne cdo kampionat per te nderuar Shqiperine dhe shqiptaret!