3 familje në Milot të Kurbinit, nuk do të kenë më mundësi për të hyre dhe dalë nga banesat e tyre.Të ndodhur 100 metra në anë të rruges së kombit, hyrja e cila ishte funksionale prej 16 vitesh është konsideruar e paligjshme dhe është mbyllur.Në këto kushte banoret janë izoluar, pasi nuk kanë asnjë rrugë tjeter për të dalë dhe hyre nga shtëpitë e tyre të cilat janë ndërtuar shume vite para autostrades Milot-Morinë.Tre familjet e prekura nga kjo situatë nuk janë kundra mbylljes së hyrjes së paligjshme në rrugen e Kombit, por kërkojnë që tju gjendet një rrugëkalim tjeter.

Mungesa e rrugës për të hyre ambulanca i rrezikoi jeten dy ditë më parë dhe një të moshuari të sëmure në këtë zonë.Banoret janë detyruar të sfidojnë ligjin dhe të presin barrierat e rrugës që të hynte ambulanca dhe të merrte të sëmurin.

Bashkia e Kurbinit bën me dije se është në dijeni të problematikes së tre familjeve dhe po punohet që të gjendet një zgjidhje e shpejtë për tju mundësuar një rrugë për të hyre dhe dalë nga shtëpitë e tyre.

Artikulli paraprakKONFERENCË MJEKËSORE NË SPITALIN E SHKODRËS
Artikulli tjetërRRUGA SHËNGJIN-VELIPOJË, ZHVILLIM PËR TURIZMIN