Në kohë pandemie, nëse infektohesh me COVID-19, izolimi është i domosdoshëm, por a keni dëgjuar ndonjëherë një hotel luksoz të shndërrohet në një “spital COVID”?
Bashkia e Pragës, në Çeki ka marrë me qira një hotel luksoz ku njerëzit e pastrehë të cilët infektohen me COVID-19, mund të qëndrojnë aty për tu trajtuar.
Zëvendës drejtoresha e Qendrës së Shërbimeve Sociale të qytetit, Ludmila Tomesova tha se në dispozicion të të infektuarve janë mjekë të cilët kujdesen për shërimin e tyre, tre vakte të plota dhe pajisje elektronike.
“Hoteli ka vizitor edhe nëse nuk janë ata standardët, ai është plotë gjatë gjithë kohët”, tha ajo.
Hoteli me 4 yje ndodhet në qendër të Pragës dhe ka strehuar rreth 250 pacientë me COVID-19 prej nëntorit.
“Është hera e parë në jetën time që kam qenë në një hotel si ky”, tha njëri nga të infektuarit.
Republika Çeke është një ndër vendet më të goditura sa i përket pandemisë, ku tashmë numri total i infektimeve është 1.7 milionë, ndërsa ai i viktimave ka shkuar afërsisht 25 mijë në të gjitha vendin gjatë gjithë pandemisë.
Për nga shkalla e infektimeve për frymë gjatë javës së kaluar Republika Çeke ishte e 3 në botë.