Qarku i Shkodrës është një nga zonat më të prekura nga reshjet e dëborës, me dhjetëra fshatra që rezultojnë të bllokuara për shkak të mospastrimit dhe moshedhjes së kripës në rrugë.
Përballë kësaj situate, drejtori i përgjithshëm i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi i ka bërë thirrje policisë dhe prokurorisë që të hetojë menjëherë këtë situatë.
Ndërsa prefekti i qarkut Shkodër, Paulin Radovani, u shpreh se kjo situatë vjen si pasojë e mungesës së mirëmbajtjës së rrugëve nga firmat kontraktuale. Edhe kryetari i Bashkisë së Malësisë së Madhe, Tonin Marinaj ka paraljmëruar firmat kontraktore.
Veshtiresi ka edhe ne disa zona te tjera te qarkut Shkoder, kryesisht Dukagjin dhe rrethin e Pukes ku akset rurale jane te bllokuara.