Që nga 7 tetori i vitit 2023, Hezbollahu ka lëshuar mbi 5000 raketa, raketa antitank dhe drone shpërthyese nga Libani në Izrael. Kështu ka thënë ditën e sotme zëdhënësi i qeverisë izraelit David Mencer.
“Nuk ka asnjë mosmarrëveshje territoriale me Libanin” dhe kufiri verior i Izraelit është “pikërisht aty ku OKB-ja tha se duhet të ishte”, shtoi ai, duke theksuar se Hezbollahu mban “përgjegjësinë e plotë” për përkeqësimin e sigurisë.
“Diplomatikisht ose ushtarakisht, në një mënyrë ose në një tjetër, ne do t’i kthejmë izraelitët në shtëpitë e tyre në Izraelin verior”,-theksoi ai.