Sipas rregullave të reja të implementuara nga qeveria izraelite, të huajt që do të hyjnë në vend do të duhet të deklarojnë paraprakisht nëse janë në një marrëdhënie me shtetas palestinezë që jetojnë atje.

Rregullat, të cilat zbatohen jo vetëm për ata që vijnë në vendbanimet hebraike në Bregun Perëndimor të pushtuar, do të hyjnë në fuqi të hënën, pasi janë shtyrë dy herë. Deklarimin duhet ta bëjë personi i huaj i cili është i martuar, planifikon të martohet apo thjeshtë është në një lidhje me një palenstineze. Nëse lidhja fillon pasi të huajt mbërrijnë në Bregun Perëndimor, ata duhet të njoftojnë autoritetet izraelite brenda 30 ditëve nga fejesa, martesa ose bashkëjetesa e tyre.

Për më tepër, një aplikim duhet t’i dorëzohet Autoritetit Palestinez për të zyrtarizuar statusin. Nëse statusi nuk zyrtarizohet brenda 90 ditëve, leja izraelite skadon dhe i huaji duhet të largohet menjëherë nga vendi.

Artikulli paraprakIAEA INFORMON MBI SITUATËN NË ZAPORIZHZHIA, CENTRALI I SHKËPUTUR NGA LINJA E FUNDIT E ENERGJISË
Artikulli tjetërPRESIDENTI I KËSHILLIT EVROPIAN: S’KEMI KOHË PËR TË HUMBUR, BE TA ZGJIDHË PROBLEMIN E ÇMIMEVE TË LARTA TË ENERGJISË