Qeveria izraelite konkretizon angazhimin për të ndihmuar Shqipërinë, në përballjen me sulmet kibernetike dhe shtimin e kapaciteteve mbrojtëse.

Vitin e shkuar ishte zëvendësministri i Jashtëm izraelit Idan Roll, i cili në një takim në Berlin me ministren e punëve të jashtme, Olta Xhaçka, ofroi të ndajmë njohuritë dhe përvojën e Izraelit, në mbrojtjen kibernetike.

Ne Telaviv, Gaby Portnoy-Drejtor i përgjithshëm drejtoria kibernetike të Izraelit së bashku me Igli Tafën, drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike, nënshkruan një memorandum bashkëpunimi.

Qëllimi i këtij memorandumi është forcimi kapaciteteve mbrojtëse të Shqipërisë pas vendosjen në shënjestrën e hakerave të Iranin prej Korrikut të vitit të shkuar.Memorandumi gjithashtu parashikon ndarjen e ndërsjellët të informacionit mes Izraelit dhe Shqipërisë.

Ky zhvillim vjen në ditën e dytë të një konferencë ndërkombëtare, që po mbahet në Telaviv ku fokusi është siguria kibernetike, një sfidë që duhet fituar duke i mësuar njerëzit sesi të mbrohen.

Në javën e sigurisë kibernetike të organizuar në Izrael zyrtarët po shpjegojnë konceptin se si Kupola me të cilën në Izraeli mbron çdo strukturë nga sulmet kibernetike, është hallka e fundit e një zinxhiri që nis me ndërgjegjësimin e çdokujt.Në Izrael ekziston një linjë e veçantë shërbimi si urgjencat dhe policia ku çdo qytetar që dyshon se i është hakeruar, telefoni ose kompjuteri telefonon për të kërkuar ndihmë.

Artikulli paraprak‘LUFTA’ E PD ZHVENDOSET NË KQZ, CELIBASHI: JEMI NË PROCES VERIFIKIMI, LIGJI DHE REALITETI POLITIK DO JENË PJESË E GJYKIMIT TIM
Artikulli tjetër“MCGONIGAL”, BERISHA SULMON ASHPËR RAMËN: THIKË PAS SHPINE SHQIPËRISË, S’KA NDER E KOMB