Ministria e Jashtme njofton se 11 shqiptarë janë kthyer nga Izraeli në Shqipëri. Ata kanë udhëtuar përmes një fluturimi të organizuar nga Mali i Zi.

“11 shtetas shqiptarë kanë udhëtuar në orët e para të mëngjesit të sotëm nga Izraeli për në Shqipëri përmes një fluturimi të organizuar nga Mali i Zi.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme vijon të shohë të gjitha mundësitë dhe është në kontakt edhe me ministritë e vendeve të tjera të rajonit për t’i ardhur në ndihmë të gjithë qytetarëve që kërkojnë të kthehen në vendet e tyre”, njofton ministria e Jashtme.

Artikulli paraprakSHKODËR, 1 I ARRESTUAR DHE 2 TË PROCEDUAR PENALISHT PËR VEPRA TË NDRYSHME PENALE
Artikulli tjetërSHËNDETI MENDOR, RRITET NUMRI I TË PREKURVE