Gjatë së hënës ishte nen kryetari i bashkisë së Shkodrës, që i dha lajmin e mirë të gjithë Shkodraneve, për 30 segmentet e rrugëve dytësore te cilat janë ne proçes te rikonstruksionit te plote te tyre. Bëhet fjale për 30 segmente ne disa prej zonave me te banuara te shkodrës te cilat i janë nënshtruar punimeve dhe pritet përfundimi I plote I punimeve gjate muajit Shtator, te paktën ky është afati i vene ne Bashkine e Shkodres I institucionit përgjegjës për ecurinë e këtyre punimeve.

Star Plus ka zbardhur te gjitha segmentet ne te cilat sipas bashkisë ka nisur puna per rikonstrusion e tyre. Bashkia e ka ndare keto segmente ne kater blloqe kryesore duke nisur me bllokun e pare :

GRUPI I PARË
Rikonstruksion rruga mbrapa zyrës së punës .
Rikonstruksion rruga në krah të Drejtorisë së Bujqësisë tek Shkolla e Natës
Rikonstruksion Rruga Ramadan Sokoli
Rikonstruksion rruga Aradas
Rikonstruksion trotuari rruga Idriz Boksi
Rikonstruksion Rruga Dashej ..
Ne grupin e dyte,Bashkia e Shkodrës ka perfshire nje tjeter zone te rendesishme te qytetit te Shkodres e cila nis me :

GRUPI I DYTË

Rikonstruksion Rruga Shefqet Muka
Rikonstruklsion Rruga Canaj
Rikonstruksion Rruga Qendresa 1920
Rikonstruksion Rruga Deshmoret e 1912-1913
Rikonstruksion Rrugice Nazmi Kryeziut
Rikonstruksion segment Rruga Dr. Ali Spahija Ndertim xhep kazani ne hapesiren e trotuareve ..
Ne grupin e 3-te, Bashkia e Shkodres me te njejten vlere lekesh, ka perfshire rikonstruksionin e rrugeve, Gjin Destanishtaj, Rruga Kuklej, Rruga Karl Gurakuqi, Dr Todi, Kel Kodheli, At Martin Gjoka, Fusha e Lekures dhe Rruga Rinia. Nderkohe qe edhe ne grupin e kater jane perfshire nje sere rrugesh, mes te cilave rikonstruksioni i rruges, rrugice ne rrugen Mehmet Pashe Plaku, Rruga Ahmet Efendi Kalaja, Rruga Danej, At Donat Kurti segmenti i 2-te, rruga tek shkolla 3 Dhjetori, rruga degezim Banja e Vogel, dhe rruga kol Kamzi. Jane keto 4 grupe ne te cilat do te shpenzohen nga 25 milion lek, te kater grupet duke perfshire vleren totale prej 100 milion lekesh te planifikuara nga Bashkia e Shkodres per rikonstruksionin e ketyre rrugeve dytesore te cilat do ti shtohen Bashkise se Shkodres.

Artikulli paraprakNË PRITJE TË KONSTITUIMIT TË KËSHILLIT TË BASHKISË SHKODËR
Artikulli tjetërTRAFIKU, FENOMENI QË PËRSËRITET ÇDO VIT