Në listën e qyteteve më të rrezikshme në botë për të jetuar për shkak të dhunës së lartë dhe ekzistencës së bandave kriminale, dominojnë vendet nga Amerika Jugore dhe ajo Qendrore, por gjithashtu shfaqen në listë edhe qytet e SHBA-ve dhe të Afrikës së Jugut.

Los Cabos në Meksikë është shpallur si qyteti më i dhunshëm në botë, kurse sipas të dhënave më të reja pasohet nga Karakasi dhe Akapulko. Në listën e 50 qyteteve me më shumë dhunë në botë, 42 prej tyre janë në Amerikën e Jugut.

Qytetet e SHBA-së që janë futur në listën e zezë janë: Saint Louis, Baltimore, New Orleans dhe Detroit, kurse Kape Town, Durban dhe Nelson Mandela Bay janë “përfaqësueset” e Afrikës së Jugut, në top 50-ën e vendeve me më shumë dhunë.

Xhamajka, Hondurasi, Porto Riko, Kolumbia, El Salvadori dhe Guatemala gjithashtu figurojnë në këtë listë. Brazili është vendi që më shumti përmendet në listë, madje 17 herë, kurse pasohet nga Meksika, Venezula dhe SHBA-të.

Listën e ka përpiluar organizata meksikane për luftë kundër dhunë “Seguridad Hustisia” që i ka renditur qytetet sipas numrit të vrasjeve në 100 mijë banorë.

Për shembull në Saint Lousi, hulumtuesit kanë numëruar 205 vrasje që kanë ndodhur në vitin 2017 në një popullsi prej 300 mijë banorëve.

Artikulli paraprak1500 VENDE TË REJA PUNE NË ARSIM, KRYESON TIRANA
Artikulli tjetërKAMERA MË E SHTRENJTË NË BOTË