Presidenti Ilir Meta mëngjesin e sotëm ka publikuar një video duke kënduar “O e bukua more”, me pjesëtarë të komunitetit Arbëresh në Itali.

Të gjithë të veshur me kostume tradicionale kanë kënduar siç shkruan Meta, këngën më të vjetër shqiptare, që prej gati 600 vjetësh mbetet e gjallë falë dashurisë së madhe, të përjetshme dhe frymëzuese të Arbëreshëve, për Shqipërinë dhe identitetin tonë kombëtar.

Presidenti prej disa ditësh ndodhet në Itali, nga ku edhe është takuar me shumë shqiptarë dhe pjesëtarë të Komunitetit Arbëresh.

“Me urimin për një të diel të qetë, ju përshëndes të gjithëve me këngën e bukur dhe ndoshta më të vjetër shqiptare “O e bukura More”, që prej gati 600 vjetësh mbetet e gjallë falë dashurisë së madhe, të përjetshme dhe frymëzuese të Arbëreshëve, për Shqipërinë dhe identitetin tonë kombëtar.”, shkruan ai në rrjetin social Facebook.

Artikulli paraprakGJENDET E PAJETË NJË GRUA NË HYRJEN E NJË PALLATI JA KUSH ËSHTË…
Artikulli tjetërDHUNOI ROJEN E URGJENCËS SË SPITALIT, POLICIA ARRESTON TË RIUN