Vuajtjet e udhëtimit për ata që i zë makina është dhe shqetësimi kryesor, shpesh ne priremi që në një moment ose në një tjetër të shmangim këtë shqetësim.
Tek fëmijët ky është dhe më i dukshëm tek fëmijët dhe ato që e vuajnë më shumë janë ato të moshës 2-3 vjeçare. Për të gjithë ata prindër të cilët kan probleme të tilla me fëmijët e tyre më poshtë janë shënuar disa këshilla lehtësuese që mund të përdorin ato; Para një udhëtimi të gjatë është e këshillueshme që të hahet lehtë. Nëse udhëtimi zgjat më shumë, konsumoni diçka të thatë, për të thithur lëngjet e stomakut. Nuk këshillohet që ushqimi të jetë i skuqur dhe i yndyrshëm. Shmangni pijet e gazuara dhe lëngjet e frutave. Nëse fëmija është i madh uleni në sediljen e parë, në të kundërt uleni mbi mbështetësen e dorës. Kështu ka mundësi të shohë rrugën dhe të mos e zërë makina. Këshillojini që të shohin gjithmonë përpara, dhe të mos e kthejnë kokën nga dritarja anësore. Mos i lejoni që të lexojnë ose të luajnë me videolojëra. Vëruni në sfond muzikë, ose vëruni kufjet në vesh. Në makinë duhet të mbani gjithmonë ujë. Lëreni gjithmonë një dritare të hapur në mënyrë që të qarkullojë ajri. Nëse keni mundësi udhëtoni natën, sepse fëmijët i zë gjumi dhe kështu zgjidhet edhe ky problem. Këto janë disa këshilla që ju mund të përdorni për të shmangur përdorimin e ilaçeve pasi nuk është mënyra më e mirë për organizmin e fëmijës suaj, vetëm nëse fëmija me të vërtetë bëhet keq atëherë nuk keni zgjidhje tjetër përveçse përdorimit të tyre.