Cilat janë mbiemrat më të përdorur në Evropë?
Një artikull i sajtit britanik “The Independent”, rreket t’i japë përgjigje. Për shembull Islanda është vendi i vetëm në Evropë ku mbiemri i fëmijës përcaktohet nga emri i babait, siç edhe në Shqipëri para më shumë se një shekulli apo siç është ende në disa vende të botës. Ky sistem ishte i zakonshëm në vendet nordike ku të gjithë emrat e familjes në Danimarkë, Norvegji dhe në Suedi marrin në fund “son” ose “sen”, ekuivalent i biri ose e bija. Një fakt tjetër zbavitës është se në Sllovaki për shembull është tejet i përdorur një mbiemër, ku fjala është hungareze, e huazuar nga kroatishtja. Madje, është tejet i përdorur nga vendasit në Sllovaki më shumë se sa tek etnikët kroat atje. Harta më poshtë tregon emrat apo mbiemrat më të përdorur të grumbulluara nga linguisti çek Jakub Marian, i cili thekson megjithatë se shumicën e të dhënave i ka mbledhur nga Google, pa pretenduar të thotë të vërtetën përfundimtare. Në rastin e Anglisë, mbiemri më i përdorur është Smith. Gjendet tejet shumë nëpër libra e deri tek filmat me kartona. Prejardhja e tij është nga praktika e përpunimit të metaleve. Në Gjermani mbizotëron mbiemri Muller, ose “mullixhi”. Por në Shqipëri thuhet se mbiemri më i përdorur është Kelmendi dhe prejardhja e tij është nga Mali i Kelmendit. Harta është e shënuar me ngjyra të ndryshme, ku ngjyra e kuqe lidhet me pronat, ngjyra kafe me profesionin ose zanatin, bluja në bazë të mbiemrit të babait, ndërsa ngjyra jeshile ka të bëjë me prejardhjen e mbiemrit të bazuara nga objekte natyrore, siç janë malet. Studiuesi shkruan se nuk kishte qenë në gjendje të gjente të dhëna për mbiemrat në Kosovë dhe në Qipro.
/ Star Plus TV /