Edhe pse në temperatura më të zbutura, ngricat dhe acari do të vijojnë të jenë prezentë në vendin tonë gjatë gjithë janarit.

Në takimin e Zyrës Operacionale, Drejtori i Emergjencave Civile bëri me dije se do të kenë një ngritje me 2 dhe 3 gradë akulli dhe bora do të jenë përsëri të pranishme në Shqipëri. Në 24 orët e fundit temperaturat minimale janë shënuar -29 gradë dhe – 27 gradë kryesisht në Vermosh dhe në një fshat të Librazhdit. Temperaturat më maksimale që kanë variuar nga -14 në -18 në Peshkopi, Kukës e në Pukë. Temperaturat minimale në perëndim e në bregdet kanë variuar nga – 4 dhe -9. “I ftohti ka dalë përtej parashikimeve. Edhe pse në ditët në vazhdim do ketë rritje të temperaturës me 2- 3 gradë përsëri do të jetë në vlerat minimale, që do të thotë që akulli e bora do ta ketë mbërthyer Shqipërinë. Sot kanë nisur reshje bore në Livadhja, Sarandë, Qafë Muzinë. Reshje me intensitet më të lartë të borës në rajonin e Pukës dhe Dibrës. Ç’ka do të thotë se reshjet do na shoqërojnë gjatë gjithë muajit janar dhe temperaturat do të jenë të ftohta në vlera minimale që nuk do të zbresin poshtë – 18 gradë në rajonin verior dhe verilindor dhe nuk do të ketë në vlera maksimale temperatura më poshtë – 9 gradëve. Ç’ka do të thotë që prezenca e akullit në të gjitha akset rrugore, rurale e nacionale do të jetë”, tha ai.

Artikulli paraprakDOGANAT MBLEDHIN TAKSA NGA PIKAT NË VERI, POR KONTRABANDA VAZHDON
Artikulli tjetër1 NË 20 PERSONA NUK DO TË DALË NGA SHTËPIA KËTË TË PREMTE