Dritë-hija ose “kontura” është baza e një grimi të përsosur. Kjo nënkupton përdorimin e hijeve me nuanca të ndryshme në fytyrë me qëllim të theksimit e formësimit të konturave të fytyrës, por, ç’është më e rëndësishmja, edhe për eliminimin e “defekteve” në të.

Truqet e tilla fare pak aplikohen dhe janë të panjohura për pjesën tjetër, që nuk e kanë profesion grimin. Konturimi i fytyrës e bën grimin të duket i përsosur, prandaj edhe është i domosdoshëm për një rezultat të kënaqshëm. Për të realizuar një konturim të fytyrës duhen nuanca që bien në kontrast me njëra-tjetrën, por që i përshtatën deri diku ngjyrës së tenit të fytyrës. Hijet me ngjyrë të errët bëjnë që një pjesë e caktuar e fytyrës të duket më e vogël, transmeton Koha.net. Sa u përket hijezimeve me ngjyrë të çelët, siç është e bardha, ato ndikojnë që pjesët e fytyrës të duken më të mëdha dhe më të theksuara. Konturimi ka aq shumë fuqi, sa të ndryshojë formën e fytyrës tuaj, të mollëzave, të hundës apo edhe të syve. Nëse doni që fytyra juaj të duket më e hollë, hunda më e gjatë apo më e shkurtër, ose mollëzat tuaja të dalin në pah më shumë, konturimi është mënyra më e shpejtë dhe më e lehtë për të ndryshuar pamjen e fytyrës suaj. Krejt çfarë duhen për të realizuar një konturim janë: pudra e lëngshme me dy nuanca, të hapur dhe të mbyllur; të kuqtë me dy nuanca po ashtu; korrektor apo pudër e thatë me ngjyrë të hapur, si dhe brushat adekuate. Gjithashtu, kujdesuni që të zgjidhni markat e kozmetikës, të cilat ofrojnë cilësi. I gjithë mundi do të shkonte huq nëse një konturë nuk do të ishte stabile apo nëse do të fillonte të “rrëshqiste”

Artikulli paraprakSHKODRA NË FESTË, MBUSHEN RRUGËT E QYTETIT TË GJITHË KUQEZI.
Artikulli tjetërVesa Luma tani me projekte te reja