Policia e Shtetit do të nisë në 1 shkurt procedurat për rekrutimin e 100 studentëve që kanë përfunduar universitetin.

Ministria e Brendshme ka publikuar edhe kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve.

-.mesatarja e notave mbi 8;

– nivel i mirë i gjuhës angleze, që do të verifikohet me provim;

– kondicion trupor dhe fizik i përshtatshëm.

Pranimi do të bëhet nga degët jurisprudencë, ekonomi, financë, informatikë dhe elektronikë.

Kandidatët duhet të kenë përfunduar studimet në nivelin master.

“Kjo hapje e Policisë për të marrë studentë të ekselencës bëhet pas ndryshimeve në ligjin për Policinë e Shtetit. Hapja synon afrimin e kapaciteteve profesionale për strukturat e hetimit të policisë kriminale”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Brendshme.

Artikulli paraprak“NDIQ PARANË NË LUFTËN KUNDËR KRIMIT”, SORECA: PASURITË NË LEZHË TË KONFISKOHEN
Artikulli tjetër30 VJEÇARËT E SHQIPËRISË MË TË PASHKOLLUARIT NË EUROPË