Televizioni publik suedez ka publikuar orarin e paraqitjes së shteteve pjesëmarrëse të gjysmëfinaleve të festivalit evropian të muzikës, Eurosong.

Në përputhje me rregullat që janë praktikuar nga viti 2013 është hedhur shorti dhe se përfaqësuesja e Shqipërisë do të paraqitet natën e dytë dhe renditet e parafundit. Eneda Tarifa me këngën “Fairytale” do të këndojë më 11 maj në Globen Arena të Stokholmit. Së bashku me Enedën në atë mbrëmje do të shfaqen edhe Serbia, Letonia, Polonia, Zvicra, Izraeli, Bjellorusia, Irlanda, Maqedonia, Lituania, Australia, Sllovenia, Rumania, Bullgaria, Danimarka, Ukraina, Norvegjia, Gjeorgjia dhe Belgjika.

Artikulli paraprakI GJËNDET ARMË DHE MUNICIONE, NË PRANGA 51 VJEÇARI
Artikulli tjetërPLANET E BASHKIVE, GJERMENI: BRENDA KORRIKUT PERFUNDOJNE