Nisin të mërkurën më 6 tetor, aplikimet për lotarinë amerikane DV-2023. Ashtu siç kishte njoftuar Ambasada Amerikane në Tiranë përmes një njoftimi në ‘Facebook’, aplikimet do të zgjasin deri më 9 nëntor. Të gjithë qytetarët shqiptarë që synojnë ‘ëndrrën amerikane’ mund të aplikojnë për të fituar këtë mundësi nëpërmjet përzgjedhjes së rastësishme.

“Aplikimet Lotarinë Amerikane DV-2023 nisin me date 6 tetor. Departamenti amerikan i shtetit ka njoftuar se periudha e regjistrimi elektronik për lotarinë amerikane 2023 nis të mërkurën e 6 tetorit dhe zgjat deri në mesditën e 9 nëntorit 2021”, njofton ambasada e SHBA.

Janë gati 5 javë në dispozicion të atyre që duan të aplikojnë. Kriteri bazë është mbarimi i shkollës së mesme, ndërsa prej dy vitesh, aplikantët duhet të jenë të pajisur me pasaportë jo vetëm me kartë identiteti.

Artikulli paraprakSHKOLLA ME ORARE TË PLOTA, BRATAJ: NUK PËRJASHTOHET RRITJA E TË INFEKTUARVE
Artikulli tjetërNJIHUNI ME 81-VJEÇARIN QË KA VENDOSUR TË NGJITET NË 282 MALE SKOCEZE, PËR GRUAN E TIJ TË SËMURË