Një shqiptar në Itali është duke kryesuar primaret për tu zgjedhur kandidat i Partisë Demokratike për Bashkinë e Parmës.

I referohemi 44 vjeçarit Gentian Alimadhi, shtetas italian por me origjinë shqiptare. Ai ka emigruar në Itali me gomone në vitin 1993 dhe tani synon të jetë i pari kryebashkiak shqiptar në Itali. 44 vjeçari sfidohet nga Nicola Dall’Ollio, Dario Costi dhe Paolo Scarpa, por është në avantazh sipas sondazheve. Shqiptari ka marrë 8 mijë vota nga shqiptarët që jetojnë në Parma. Brenda partisë ka zëra se ai do të fitojë primaret, raporton “ANSA”. Nderkohe, zgjedhjet mbahen vitin qe vjen.

Artikulli paraprakRAMA: QEVERIA JONË NUK HARRON ASKËND! EKONOMIA NË RRUGËN E DUHUR
Artikulli tjetërRAMA: NDËRTIMI I RRUGËS SË ARBRIT NIS NË GJYSMËN E PARË TË VITIT 2017