Kosovarët edhe për vitin 2025 janë më të lumturit në rajon, sipas Raportit Botëror të Lumturisë. Kosova, ashtu si vitin e kaluar, mban vendin e 29-të në listën e shteteve më të lumtura në botë. Studimi u zhvillua në 147 shtete.

Pas Kosovës, nga vendet e rajonit, Serbia renditet e 31-a, Mali i Zi i 71, Kroacia e 72, Maqedonia e Veriut e 86 dhe Shqipëria e 89.

Renditja, e publikuar nga Qendra Kërkimore e Mirëqenies në Universitetin e Oksfordit, u përcaktua përmes anketave të vetëvlerësimit ku individët vlerësuan jetën e tyre nga një shkallë nga 0-10. Zero është jeta më e keqe e mundshme dhe 10 jeta më e mirë e mundshme.

Ky është Raporti i 13-të vjetor i Lumturisë Botërore, i publikuar për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Lumturisë të OKB-së.

Raporti Botëror i Lumturisë 2025 e rendit Finlandën si vendin më të lumtur në botë për të tetin vit radhazi, teksa SHBA-ja dhe Britania e Madhe kanë rënë më poshtë në listë.

10 shtetet më të lumtura janë:

1. Finlanda

2. Danimarka

3. Islanda

4. Suedia

5. Holanda

6. Kosta Rika

7. Norvegjia

8. Izraeli

9. Luksemburgu

10. Meksika

Artikulli paraprak“NUK MUND TË JEMI DELJA QË E HA UJKU”, RAMA NË “SY M’SY”: BASHKIMI ME BE-NË, ÇËSHTJE EKZISTENCIALE
Artikulli tjetërPROTESTË MASIVE NË STAMBOLL, MIJËRA NJERËZ NË RRUGË PAS ARRESTIMIT TË KRYEBASHKIAKUT IMAMOGLU