Ish-kryeprokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla ka hequr dorë nga e drejta për emërim në Gjykatën e Apelit. Mësohet se Llalla ka dorëzuar zyrtarisht kërkesën për të mos përfituar nga kjo e drejtë. Lajmi konfirmohet  nga vetë ish-kryeprokurori, i cili thotë se edhe pse ligji i jep të drejtën për emërim, ai ka hequr dorë, duke u përjashtuar edhe nga vettingu.

“Ligji më jep të drejtën e emërimit në gjykatën e Apelit. Kam hequr dorë nga e drejta për emërim si gjyqtar Kërkesa ime për të mos qenë gjyqtar më përjashton nga vetingu”, është shprehur Llalla. Llalla sqaroi se mori këtë vendim për arsye personale. “Arësyeja e kërkesës ka të bëjë me angazhime të tjera në jetën profesionale”, tha ish-Prokurori i Përgjithshëm.

Një vit më parë, ambasadori amerikan Donald Lu akuzoi drejtpërdrejt Llallën si njeriun që kërkon të ketë nën kontroll gjykatën dhe prokurorinë. “Për më shumë se 18 muaj ia ka folur vazhdimisht dhe me zë të lartë kundër reformës në drejtësi”, ka thënë ambasadori amerikan Donald Lu.

Artikulli paraprak“RADIOJA SPIUNE” QË MUND TA DËGJOJË KUSHDO
Artikulli tjetërGRIPI MË I RËNDË QË PREJ VITIT 2009