Ish-kryetarja e Parlamentit, një nga figurat simbol të Partisë Demokratike Jozefina Topalli nuk ka marrë sot pjesë në protestën e opozitës kundër qeverisë në Tiranë.
Gazetarja e “Balkan Web” ka komunikuar me të dhe raporton se deputetja e PD-së nuk ndodhet në Shqipëri. Topalli ndodhet në Asamblenë Parlamentare të NATO-s në Bruksel.
Në mesazhin dërguar gazetares, Topalli thotë se “është me protestuesit dhe mbështet protestën e udhëhequr nga Basha”.