Barack Obamës po i afrohet dita e tij e fundit si president i Amerikës, dhe do i dorëzojë drejtimin e Shtëpisë së Bardhë, presidentit të zgjedhur, Donald Trump.

Mirëpo falë aktit të presidentëve të mëparshëm, një ligj federal i vitit 1958 që ofron përfitime për presidentët e larguar nga detyra të Amerikës, Obama do të marrë ca duar të mira kur të pensionohet. Ndërmjet disa përfitimeve, Obama do të marrë një pension prej 203.700$ në vit nga “Sekretaria e Thesarit”. Ky numër nuk është fiks, por përputhet me pagën aktuale të anëtareve të kabinetit, ose personelit të Ekzekutivit të nivelit të parë. Pra i takon diku te rreth 16.975$ në muaj. Përveç pensionit të tij vjetor, Obama do të marrë edhe disa benefite të tjera. Fondi për shpënzimet e largimit nga detyra e tij është në dispozicion për shtatë muaj. Ky financim mbulon hapësirat për zyra, kompensimin e stafit, shërbime komunikimi, printime dhe shërbime postare. Obama ka të drejtë për trajtim mjekësor në spitalet ushtarake, madje edhe stafi i tij do të marrë një pension gjithashtu, që vendosen nga vetë presidenti. Ato variojnë nga 150.000$ 2 vitet e gjysëm të para, dhe jo më shumë se 96.000$ pas 30 muajsh.

Artikulli paraprakZBULOHET NJË PIKTURË E RRALLË DA VINCIT ME VLERË 15 MILIONË EURO
Artikulli tjetërE NDERON ME MEDALJEN E LIRISË, OBAMA BEFASON JOE BIDEN