Shteti i cili nga shkaku i përleshjeve të bandave kriminale radhitet në mesin e vendeve më të rrezikshme në botë, El Salvadori, të enjten, 13 janar për herë të parë pas dy vitesh nuk ka regjistruar asnjë vrasje, raporton Anadolu Agency.
Shefi i policisë së këtij vendi, Howard Cotto, në një deklaratë për gazetarët tha se pas një periudhe të gjatë kohore, dita ka kaluar pa u shënuar ndonjë vrasje. Në bazë të të dhënave statistikore, dita e fundit e cila në El Salvador ka kaluar pa ndonjë vrasje të regjistruar, ka qenë ajo e 22 janarit të vitit 2015. Gjatë vitit 2016 në këtë shtet të Amerikës Qendrore mesatarja e vrasjeve në ditë ka qenë 14.4. El Salvador është njëri nga shtetet që ka kaluar në një periudhë lufte, por që akoma llogaritet i rrezikshëm. Në vitin 2015, në këtë shtet për çdo 100 mijë banorë janë vrarë 104 persona. Të dhënat flasin se në vitin 2016 përqindja e të vrarëve ishte ulur për 2 për qind.