Ky është padyshim lajmi që kushdo që po vuan nga ftohja për shkak të dimrit nuk dëshiron të dëgjojë, por sipas shkencëtarëve, ilaçet për kollën janë praktikisht të padobishme.
Asgjë që mund të blini në farmaci nuk mund t’ju shpëtojë nga kolla e vazhdueshme. Të dhënat vijnë studim i ri që konkludoi se as kurat natyrale siç janë ato që përmbajnë vitaminë C e zink nuk ndihmojnë. Shkencëtarët analizuan të dhënat e disa studimeve mbi ilaçet për kollën dhe zbuluan se 15 nga 19 raste, ato nuk kishin asnjë efekt. Ekspertët e American Chemical Society thanë se në më të mirën e rasteve ilaçet apo shurupët që blihen në farmaci për kollën mund t’ju ndihmojnë të bëni një gjumë të mirë, asgjë më shumë.