Ndërkohë që të gjithë këto ditë të ftohta dimri ku temperaturat kanë shkuar minus janë duke u munduar që të gjejnë vende të ngrohta për të qëndruar disa të rinj shkodran kanë sfiduar këtë të ftohtë jo të zakontë. Disa të rinj janë futur duke u larë në një prej ujëvarave në fshatin turistik të Thethit.

Ndërsa temperature atje ishte -6  gradë celciues të rinjtë e ekipit Drini Timës që zhvillojnë aventura jo vetëm në liqenin e Shkodrës dhe lumin Buna e Drin por edhe në mal duke sfiduar këtë të ftohtë. Ndërsa i gjithë pjesa tjetër ndodhej në ngrica dhe borë përreth ujëvarës të rinjtë u zhveshën duke u futur në ujë për të larë. Nga kjo video shihet se kanë qëndruar të paktën për 30 sekonda.

Një video që mund të nxisë guximtarët ndërsa pak e frikshme për ata që të ftohtin e kanë problem. Ja video e plotë e kësaj aventure të të rinjve të Drini Times në ujëvarën e Thethit:

Artikulli paraprakSHKODËR, TEATRI “MIGJENI” RISI FESTIVALI I KËNGËS POPULLORE
Artikulli tjetërMBYLLJA E SHKOLLAVE, KUSHI: NJË NGA PRINDËRIT ME FËMIJË TË MITUR LEJOHET TË QËNDROJË NË SHTËPI PA PASOJA ADMINISTRATIVE DHE FINANCIARE