Sipas informacioneve të administruara nga strukturat MC te Qarkut Shkoder është bërë e ditur se si vijon situata me reshjet e shiut dhe dëborës në 24 orët e fundit në bashkitë Shkodër, Malësi e Madhe, Pukë dhe Fushë Arrëz.

Bashkia Shkoder:

Niveli i lumit Drin (hidrometri ura e Bahçallekut) shenon kuoten 6.10,
kuota max 7.50 m.
Niveli i Liqenit ( hidrometri ura e Bunes) shenon 8.45 m me nje rritje prej 20 cm me oren 18.00 te dates 21.01.2023, kuota max 8.70 m.
Siperfaqja totale e permbytur ne Bashkine Shkoder eshte 1220 Ha, siperfaqja e rritur me 100 Ha ne krahasim me diten e djeshme.
Njesia Administrative Ana e Malit 1200 Ha e pembytur.
Rruga e obotit ka presence uji prej 65 cm.
Ujesjellesi Oblika 1 eshte jashte funksionit.
Ne rrugen e Obotit po qendron ne gadishmeri nje mjet dhe 4 efektiv te F.A.
Njesia Administrative Dajç ka 20 Ha toke bujqesore nen uje.
Ne vendin e quajtur Urrelat e Shirqit ( pike ekspansioni i lumit Buna), rruga Shirq-Darragjat ka prezence uji 30 cm, per momentin rruga eshte e pakalueshme per mjetet e ulta.

Bashkia Malesi e Madhe:

Ne teritorin e bashkise ka patur reshje shiu dhe debore ne Njad. Kelmend dhe Shkrel por pakrijuar probleme.
Akset rrugore jane te kalueshme.
Energjia elektrike ka patur nderprerje gjate nates.
Ne lagjen Culaj Njad Koplik nga rrufeja kemi patur demtimin e rrjetit elektrik dhe te paisjeve ne nje banese.

Per bashkine Pune dhe Fushe arrez nuk jane raportuar situata problematike.

Autoriteti Verior Rrugor:

Aksi H.Hotit-Tamare nuk ka probleme qarkullimi kryhet normal.
Aksi Tamare-Vermosh eshte i hapur nga bora ne dy korsi por per qarkullim duhen goma dimerore dhe ne disa segmente ku pjerresia e rruges eshte e madhe duhen zinxhire.
Aksi Boge-Theth eshte i bllokuar te zona e orteqeve, funksionon vetem segmenti Boge-Qafe-Thore. Trashesia e bores ne Boge ka arritur rreth 80 cm.
Orteqet kane rene edhe ne fillim te Qafes se Thores duke e shtuar gjatesine e bllokuar nga orteqet. Nderhyrja ne orteqe eshte e mundur vetem kur te pushojne reshjet ne te kundert rrezikohen punetoret e manovratoret si dhe mjetet qe do tentonin te kalonin ne zonen e orteqeve.

Artikulli paraprakSITUATA NGA RESHJET E DËBORËS, ARRSH: NË QAFË THORE-THETH VIJON RËNIA E ORTEKËVE, MBI 1 METRA DËBORË
Artikulli tjetërJA SI PARAQITET SITUATA NË QARKUN LEZHË DITËN E SOTME