SITUATA NË QARKUN LEZHË DATË 21.01.2023, ORA 08:20
Territori i Qarkut Lezhë është përshkuar nga rreshjet e shiut me intensitet të ulët.
Kuota lumit Drin është në nivelin +0.5 m, nga +2.0 m që është kuota kritike, (pra kemi një rënje të nivelit me rreth 0.20 m, nga gjendja e darkës, kuotë e cila është shumë afer normales) dhe ka tendencë për ulje, kurse kuota e lumit Mat vazhdon të kete gjendje të ngritur duke shkuar tek normalja, , për shkak të shkarkimeve të H/C Ulëz e Shkopet, 220 m³/s, kurse nga Diga Qafë Mollë e H/C mbi lumin Fan është rreth 80 m³/s, por pa krijuar problem, përshkak të gjerësisë së shtratit të lumit Mat.
Hidrovoret janë gadishmëri dhe po punojnë me kapacitet të plotë.
Hidrovori Balldre kuota -1.65 m (-1.5 m ) kuota kritike.
Hidorvori Tale kuota + 0.1 m nga (- 1.0 ) m kuota kritike.
Hidrovori Shllinza kuota -0.1 m nga – 0.5 m kuota kritike.
Hidrovori Droje kuota +0.1 m nga 0.00 m kuote kritike.
Hidrovoret e tjera nuk paraqesin problematika
Nga strukturat e MC të bashkisë Kurbin raportohet:
Në pjesën që kullon hidrovori i Drojës, njësia administrative Mamurras nuk kemi r tokë bujqësore të përmbytur.
Në ish kënetën Gjonëm kemi rreth 200 ha tokë të përbytur. (ulur me 40 ha, që nga darka)
Nga strukturat e MC të bashkisë Lezhë, raportohet:
Në ish kënetën e Toroviocës , njësia administrative Balldren, kemi të përmbytur akualisht rreth 180 ha, (ulur me rreth 50 ha, që nga darka).
Në fshatin Gocaj kemi ujë është terhequr dhe nuk kemi sipërfaqe të përmbytur.
Në njësinë adminstative Zejmen kemi rreth 150 ha toke bujqesore te permbytura ne ish kënetën Spiten –Tresh. (ulur me 40 ha, që nga darka).
Në total si qark kemi rreth 530 ha tokë bujqësore të përbytur. (200 ha bashkia Kurbin dhe 330 bashkia Lezhë) (ulur me 160 ha, që nga darka).
Nga strukturat e MC të bashkisë Mirditë, raportohet:
Situata në bashkinë Mirditë paraqitet e qete. Reshjet e shiut vazhdojnë të jenë me intensitet të ulët. Në të gjitha njësitë administrative të bashkisë Mirditë, në larësinë mbi 700 m mbi nivelin e detit kemi reshje dëbore, por deri tani nuk raportohen probleme në bllokimin e rrugëve, apo probleme të tjera.
Probleme të furnizimit me energji elektrike dhe ujë të pishëm nuk raportohen.
Akse rrugore të bllokuara nuk raportohen.
Gjendja e digave të ujëmbledhësave është nën monitorim të vazhdueshëm nga strukturat e MC të bashkive, deri tani nuk raportohen problem.
Edhe gjatë ditës së sotme struktuat e MC të bashkive të qarkut Lezhë, me në krye vetë drejtuesit e bashkive do të jenë në terren për të ndjekur situaten dhe problematikat.

Artikulli paraprakJA SI PARAQITET SITUATA 24 ORËT E FUNDIT NË QARKUN SHKODËR
Artikulli tjetërPOROSI MJEKËVE KINEZË: MOS PËRMENDNI COVID-19 NË CERTIFIKATAT E VDEKJES