Situata në shumë zona të Shkodrës mbetet problematike sa i takon mbetjeve. Ndërsa hedhja e mbeturinave nuk ka kursyer as zonën e kalasë . Një panoramë aspak e tolerueshme, sidomos gjatë sezonit turistik dhe në një zonë që frekuentohet vazhdimisht nga vizitorët dhe turistët e huaj të mirëpret rrugës për në kalanë e Shkodrës.Këto pamje vërtetojnë më së miri situatë aktuale në rrugën e kalasë ku duket se mbetjet urbane nuk janë pastruar prej ditësh.

Banorët janë të alarmuar jo vetëm për anën estetike të mirëmbajtjes së ambientit, por edhe prej rrezikut të epidemive dhe sëmundjeve që rrezikojnë të preken si pasojë e mbeturinave në mes të rrugës.Jashtë kameras banorët e zonës por edhe disa prej shitësve të dyqaneve bëjnë të ditur se askush nuk mendon për të pastruar mbeturinat.

Ata thonë se ky imazh që vjen direkt e në sytë e turistëve patjetër që ka një ndikim negative. Vizitorët e huaj, shumica prej tyre mbesin të shtangur kur përballen me atë pamje. Kjo është një prej pjesëve të kalasë ku turistët preferojnë ta ngjisin në këmbë duke shmangur ngjitjen me makinë deri në gjysmën e rrugës ku ndodhet parking.

Në momentin e parë në vend që të shijojnë lashtësinë e Rozafatit, vizitorët nga shumë vende të botës përhumbin mes këtij grumbulli të mbeturinave që nuk pastrohen prej shumë ditësh.Për të mos mjaftuar, mbeturinat në Rozafat janë një refren që përsëritet shpesh herë duke ia zbehur disi vlerën kalasë shekullore të Shkodrës.

Artikulli paraprakNË KËRKIM PËR TRAFIK DROGE E ARMËMBAJTJE PA LEJE, DY TË ARRESTUAR NE SHKODER
Artikulli tjetërLEZHË, AKSIDENT I RËNDË, BETONIERJA PËRPLAS NJË MJET