Këtë vit Shqipëria priti një numër shumë më të madh turistësh që sipas shifrave zyrtare ka kaluar 9 milion. Zëvendës dekania e fakultetit ekonomik në universitetin e Shkodrës Albana Boriçi deklaron se për të menaxhuar më mirë këtë rritje të turistëve do të duhet që institucionet vendore dhe qëndrore të bashkëpunojnë më shumë me universitetin….

Duke parë këtë rritje të madhe të turistëve tashmë është emergjente shprehet zëvendës dekania Boriçi për të investuar në infrastrukturë, për të mbështetur bizneset si dhe për të trajnuar punonjësit e strukturave turistike. Një kujdes kërkohet edhe në menaxhimin e rritjes së numrit të turistëve për të patur një zhvillim të qëndrueshëm…..

Fakulteti ekonomik në universitetin e Shkodrës përmes degëve që ofron gjithnjë e më shumë është përqëndruar në përgatitjen e studentëve që të jenë të aftë për tregun e punës në fushën e turizmit përmes programeve studimore. Kjo sepse kërkesat për specialist turistik rriten dita ditës.

Artikulli paraprakPROCEDOHET PENALISHT 17 VJEÇARI PASI PARAQITI DOKUMENTE IDENTIFIKIMI FALSE
Artikulli tjetër80 VITE NGA VRASJA E DËSHMORËVE TË VORFËS