Cështja e bombolave të gazit vijon të shikohet si një rrezik potencial për mënyrën e tregtimit dhe përdorimit të tyre. Kamera e Star Plus ishte këtë të Merkure në kompaninë e vetme të licencuar për kolaudimin e tyre “Mondi Gaz” në Shkodër Mbushja e bombolave dhe kontrolli teknik i tyre bëhet sipas standardeve.

Administratori i kësaj kompanie Nikolin Dedvukaj shpjegon mënyrën se si një bombol që dërgohet në këtë pikë nga qytetarë të thjeshtë apo subjekte kalon nëpër disa faza të rëndësishme e deri në momentin kur ajo është e gatshme për përdorim pasi është kryer pjesa e kolaudimit të saj

Pas bombolës, problemi i madh është instalimi. Dedvukaj shprehet se pasi është instaluar bombola, dhe që një familjar të kuptojë nëse ka rrjedhje gazi ose jo, mund ta provojë me një shembull shumë thjeshtë si ujë me sapun dhe në asnjë moment me shkrepëse.

Pasi kryhet kolaudimi në këtë pikë, inxhinierët e saj japin garanci minimum 5 vjet dhe kolaudimi bëhet kundrejt një shume simbolike 1 mijë lek të reja

Por për kompanitë e licencuara problem mbetet tregu informal dhe mosndërgjegjësimi i qytetarëve.

Artikulli paraprakSHKODËR , 4700 TURISTË KËRKUAN INFO TE ZYRA TURISTIKE
Artikulli tjetërHUMB JETËN PUSHUESI NË PLAZHIN E VELIPOJËS