MINISTRI PËR KTHIM DHE KOMUNITETE DEKLARON SE PROTESTAT JO PËR TË. Ministri për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Aleksandar Jabllanoviç është shprehur se as nuk e ka menduar ndonjëherë të japë dorëheqjen, pavarësisht protestave të realizuara ndaj tij.
Deklaratat Jabllanoviç i ka bërë gjatë një interviste për median serbe Novosti, ku ministri serb i ka cilësuar protestat, jo ndaj tij, por ndaj qeverisë me qëllim marrjen e pushtetit. Në këtë kontekst Jabllanoviç është shprehur se nuk e ka menduar ndonjëherë të japë dorëheqjen nga posti i Ministrit për Kthim dhe Komunitete.“Nuk i kam shkelur rregullat që vlejnë për ministra. Kërkesa për shkarkimin tim është vetëm arsye që të rrëzohet Qeveria e Kosovës, sepse është e dukshme që opozita shqiptare nuk ka mundësi të vije në pushtet me metodat demokratike. Kurse, për dorëheqje as që po mendoj”, ka thënë ai.Sipas tij, pavarësisht zgjedhjes së partive opozitare për të marrë pushtetin me forcë, qeveria do të mund të kalojë këtë krizë. Ndërsa lidhur me spekulimet se Lista Serbe kërkon të destabilizojë Kosovën, Jabllanoviç i ka hedhur poshtë këto akuza duke nënvizuar se nga ana e saj Lista Sebe kërkon vetëm siguri dhe stabilitet.“Opozita kosovare e ka zgjedhur rrugën që të vije në pushtet, por jam i bindur se qeveria aktuale do ta tejkalojë krizën. Kurse Lista Serbe në asnjë moment nga Beogradi zyrtar nuk është shtyrë për destabilizim, por qëllimi ynë që të krijojmë sa më shumë siguri dhe stabilitet për të gjithë qytetarët.” tha Ministri serb